Efektet e saj janë aq të rrezikshme sa që edhe ilaçi që shpëton jetë kundër mbidozës nuk arrin dot ta përballojë, duke e bërë një krizë tashmë vdekjeprurëse
Gjatë viteve të fundit, Qendrat e Shëndetësisë në Kanada kanë gjurmuar përhapjen e xylazine-s, një qetësues për kafshët, në barnat e rrugës të vendit. Në zhargon të përditshëm, shpesh quhet ndryshe edhe “drogë zombie”
Xylazine nuk është miratuar për përdorim njerëzor, por gjithnjë e më shumë shoqërohet me fentanil, një qetësues i fortë deri në 100 herë më i fuqishëm se morfina dhe droga të tjera si kokaina.
Shpesh shoqërohet me fentanil, një qetësues i fortë deri në 100 herë më i fuqishëm se morfina dhe droga të tjera si kokaina.
Si një efekt për njerëzit, ai vepron si një depresant i sistemit nervor qendror, i cili shkakton efekte anësore të tilla si përgjumje, amnezi ose reduktim të rrahjeve të zemrës, frymëmarrjes dhe presionit të gjakut në pragje potencialisht të rrezikshme.
Në muajt e fundit, numri i mostrave të sekuestruara të drogës në rrugë, të testuara pozitive për qetësuesin, ka qenë alarmues në Ontario dhe British Columbia, ndërkohë që juridiksionet në të gjithë Amerikën e Veriut kanë monitoruar nga afër përhapjen, duke e quajtur një “kërcënim në zhvillim”.
Shifrat e reja tregojnë një rritje tronditëse të vdekjeve në rrugët amerikane të lidhura me një drogë që kalb lëkurën e atyre që e përdorin atë. Këto plagë të rënda mund të shkaktojnë infeksione serioze, përfshirë nekrozën, dhe nganjëherë mund të nevojitet amputimi i gjymtyrëve.
Xylazina mund t’i çojë përdoruesit në ekstazë ose t’i lërë pa vetëdije për periudha të gjata kohore, sipas rrëfimeve të përdoruesve.
“Kur ne shohim që këto çështje shfaqen në juridiksione të tjera, është me të vërtetë vetëm çështje kohe. Problemi është se tregjet e paligjshme janë kaq fleksibël dhe të adaptueshëm. Dhe gjërat shtohen shumë më shpejt se sa mundet reagimi ynë.”- tha Rebecca Haines-Saah, një profesoreshë e asociuar në Shkollën Cumming të Mjekësisë në Universitetin e Calgary.
Ndoshta më shqetësuese se çdo gjë, “droga zombie” është rezistent ndaj Narcan – ose Naloxone – që është ilaçi më i zakonshëm kundër mbidozës.