Nëse fëmija juaj është sëmurë, mund të jetë shqetësuese të dëgjosh duke kollitur edhe pse në përgjithësi kollitjet nuk janë shqetësuese, shkruan The Sun.
Por, në raste të caktuara kollitja dhe disa simptoma të tjera mund të jenë shenjë se fëmija juaj ka nevojë për kujdes mjekësor.
Specialisti i pediatrisë, Penny tha se janë veçanërisht pesë raste që prindërit nuk duhet t’i injorojnë kurrë.
Pauza në frymëmarrje
Ndryshimi i ngjyrës
Vështirësi në rifitimin e frymëmarrjes
Frymëmarrje e zhurmshme
Ethet
Nëse fëmija juaj fillon të kollitet me pauza midis frymëmarrjeve, ai mund të vuajë nga apnea.
Shpesh është normale që fëmijët të skuqen në fytyrë gjatë një episodi kollitjeje. por, mund të jetë e rrezikshme nëse fëmija zbehet, merr ngjyrë blu ose të ngjyrë të errët rreth gojës, buzëve ose fytyrës.
Një tjetër simptomë serioze, është kur fëmijët kanë vështirësi gjatë frymëarrjes.