Është e zakonshme që të përjetoni marramendje gjatë tërë shtatzënisë suaj. Disa prej simptomave nga tremujori i parë mund të jenë të pranishëm edhe në tremujorin e dytë.
Presioni i ulët i gjakut është një nga kushtet që mund të kontribuoj në shfaqjen e marramendjen gjatë shtatzënisë suaj shkruan Healthline.
Përveç kësaj, ju mund të përjetoni marramendje nëse keni presion në mitrën tuaj e cila arrin të shtyp enët e gjakut, duke shkaktuar kështu marramendje.
Në anën tjetër, kushti tjetër për të shfaqur këtë gjendje është edhe shtrirja në shpinë.
Së fundmi, edhe diabeti gestacional kontribuon në shfaqjen e marramendjes. Andaj, mjeku juaj mund të rekomandojë testimin për diabetin gestacional gjatë javës 24 dhe 28 të shtatzënisë.
Për këtë arsyje, marramendja së bashku me djersitjen e duarve, dridhjet dhe dhimbjen e kokës mund të tregojë se sheqeri në gjak është i ulët.
Për të shmangur këtë duhet të jeni në kontakt të vazhdueshëm me mjekun tuaj.