Shkencëtarët kanë zbuluar një suplement për të rriturit, i krijuar për të pasqyruar qumështin e nënës.
Pluhuri i bardhë, i cili mund të shtohet në “smoothie” ose të vendoset në drithëra, thuhet se ka përfitime të mëdha për trajtimin e inflamacionit, përmirësimin e shëndetit të zorrëve dhe ndihmon në rikuperimin e muskujve, raporton “DailyMail”.
Përbërësit natyralë si kërpudhat dhe algat u përdorën për të krijuar 1500 përzierje funksionale të proteinave të qumështit nga firma izraelite e teknologjisë ushqimore “Maolac”.
Maya Ashkenazit, bashkëthemelueses së firmës, i lindi ideja teksa ushqente fëmijën e saj të parë.
Dy formulat, që do shiten me emrin e markës “Maolactin”, kanë target atletët profesionistë deri tek të moshuarit.