Më shumë se 1 miliard njerëz kanë obezitet apo peshë të tepruar për gjatësinë dhe moshën e tyre.
Për më tepër, rreth 28.5 milionë njerëz në mbarë botën kanë kolesterol të lartë, ku një person ka shumë kolesterol në trupin e tij, i cili grumbullohet brenda arterieve të tyre dhe e bën të vështirë rrjedhjen e duhur të gjakut.
Njerëzit të cilët janë obezë dhe ose kanë kolesterol të lartë janë në një rrezik më të lartë për sëmundje të tjera si sëmundjet kardiovaskulare, presionin e lartë të gjakut, diabetin dhe madje edhe disa lloje të kancerit, raporton Medical News Today.
Studiuesit nga Universiteti i Masaçusets Amherst kanë projektuar një bartës të molekulave të bazuar në nanogel për të ofruar një ilaç që imiton hormonin sintetik të tiroides, drejtpërdrejt në mëlçi.
Shkencëtarët këtë studim e bënë te minjtë dhe zbuluan se ky sistem ilaçesh i orientuar drejt mëlçisë ndihmoi minjtë obezë të ktheheshin në një peshë të shëndetshme dhe të ulnin nivelet e tyre të kolesterolit.