Konsumi i pijeve energjike është kthyer në një trend të ri të viteve të fundit. Por mjekët toksikolog tërheqin vëmendjen se kjo është e patolerushme të përdoret nga fëmijët, ndërsa thonë se varësia e krijuar prej tyre është njëlloj si ajo e kokainës.
Edhe më alarmat është fakti, kur mësojmë se adoleshentët e shoqërojnë konsumin e pijeve energjike me substanca psikoaktive.
Dëmet që pijet shkaktojnë në shëndet janë disa.
Mjekët toksikolog tërheqin vëmendjen se varësia ndaj pijeve energjike, është e dëmshme edhe për të rriturit, ndaj duhet kërkuar menjëherë asistencë mjekësore për tu shkëputur prej saj.