Bishtajoret kanë qenë prej vitesh pjesë e dietës ushqimore në mbarë botën për mijëra vite, duke shërbyer si burim proteinash.
Pjesë e bishtajoreve janë bizelet, llojet e ndryshme të fasuleve, qiqra dhe thjerrëza.
Bishtajoret shërbejnë si një burim i rëndësishëm i proteinave dhe të tjera vlerave ushqyese, të cilat mund të zëvendësojnë produktet e mishit apo të bulmetit.
Gjithashtu kultivimi i tyre redukton përdorimin e plehrave kimike dhe bën pasurimin e tokës.