Ne të gjithë e dimë që muzika ka një aftësi unike për të prekur zemrat dhe shpirtrat tanë, duke shkaktuar emocione që variojnë nga trishtimi i thellë deri te gëzimi. Përtej këtyre, muzika prej kohësh po studiohet për efektet terapeutike dhe një hulumtim i fundit nxjerr në pah se meloditë tona të preferuara mund të na lehtësojnë dhimbjet.
“Mund të themi se muzika e preferuar redukton dhimbjen me rreth një pikë në një shkallë 10-pikëshe, e cila është të paktën po aq e fortë sa një qetësues si ibuprofeni,” tha për revistën “Frontiers in Pain Research” Darius Valevicius, autori i hulumtimit nga Universiteti McGill në Montreal, Kanada.
Pas provave, pjesëmarrësit e vlerësuan dhimbjen si më pak intensive dhe më pak të pakëndshme, kur dëgjonin këngët e tyre të preferuara.
Puna e mëtejshme zbuloi se muzika që prodhonte më shumë të dridhura shoqërohej me intensitet më të ulët dhimbjeje dhe dhimbje të pakëndshme.
Tani, bëni një listë me këngët e preferuara dhe dëgjojini sa herë ju shqetëson diçka, fizikisht ose emocionalisht.