OBSH-ja paralajmëron se ethet e dengës mund të kthehen në kërcënim të madh

Shëndetësia

OBSH-ja paralajmëron se ethet e dengës mund të kthehen në kërcënim të madh

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 00:07
Ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se ethet e dengës, që transmetohet nga mushkonjat dhe vret mijëra persona çdo vit, mund të kthehet në rrezik të madh në të ardhmen, raporton “Daily Mail”.

Zyrtari i lartë i OBSH-së, Sir Jeremy Farar, ka paralajmëruar se kjo sëmundje mund të përhapet në jugun e SHBA-së dhe të Evropës para vitit 2030.

Ai ka paralajmëruar se rritja e temperaturave lejon mushkonjat që të futen më thellë në territor dhe të përhapen rastet.

Rreth 20 mijë njerëz vdesin nga ethet dengës çdo vit, kryesisht në Azi dhe Amerikë të Jugut.

Sëmundja ka një shkallë të vdekshmërisë një vdekje për 100 pacientë.

Në SHBA çdo vit ka rreth 1200 raste të regjistruara, gati gjysma prej tyre janë infeksione të marra në vend.

Por, ka shqetësime se sëmundja po përhapet pasi në Kaliforni, pasi është regjistruar infeksioni i parë i fituar brenda vendit për më teprë se një dekadë.

Shkencëtarët thonë se ethet e dengës mund të bëhen endemike në SHBA nëse mushkonjat e infektuara në Meksikë arrijnë të lëvizin më tepër në veri.

“Ne duhet t’i përgatisim vërtetë vendet në mënyrë se si do t ë përballojnë presionin shtesë që do të vijë në të ardhmen në shumë qytete”, ka thënë Farrar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat