Qytetarët e Kosovës këto ditë kanë mbetur të befasuar, deri sa qepët kushtojnë 1 euro kilogrami, madje edhe më shtrenjtë.
Në Prishtinë, një prodhues nga Llapi, i cili shet prodhimet e tija në Kodër të Diellit, këtë e shpjegonte me kushtet e pavolitshme meteorologjike të sivjetshme për prodhimin e mjaftueshëm të qepës, prandaj edhe mungesa e tyre ka bërë që ajo të jetë edhe më e shtrenjtë.
“Sivjet e kemi sosë me fitu”, mahitet ai.
Në dyqanet e pemëve e perimeve mund të gjenden qepë edhe nga Holanda, po ashtu me këtë çmim.
Një prodhues nga Vojvodina, ndërkaq, sipas medieve serbe, kështu e ka shojeguat se sivjet qepët janë më shtrenjë edhe se bananet:
“Kemi thatësi ekstreme, të cilat i kanë goditur vendet e Evropës qendrore, ndër tjera edhe Holandën, e cila është prodhuesi më i madh i qepëve. Atje prodhuesit kanë pasur dhjetë tonelata për një hektar, që është rendimend i ulët në krahasim me atë si duhet të jetë”, ka thënë ai, duke shojeguar nga ana tjetëer se për prodhuesit vojvodinas qepa nuk është tërheqëse për shkak të çmimive destimuluese.