Ka shumë pak gjëra që janë aq të bezdisshme sa ankthi që të zë kur do të flesh. Zakonisht, i shkaktuar nga frika se mbase nuk do flesh dot, ose frika e orës që kalon pa mbushur orarin e gjumit që i ke vënë qëllim vetes, ndjesia e atij momenti të fut në një cikël ankthi nga i cili dilet me vështirësi.
Sipas psikologut klinik Michael Breus, ankthi i gjumit është i vërtetë dhe ka një rol shumë të rëndësishëm në gjumin e mirë ose të keq. Sipas studimeve, 74% e personave që nuk flenë e kanë këtë problem prej ankthit dhe 25% prej faktorëve të jashtëm.
Njerëzit nuk diagnostikohen me problemin e ankthit në gjum, por ata që e vuajnë me shumë gjasa e dinë që e kanë. Personat që vuajnë nga ankthi në përgjithësi ka më shumë mundësi të preken nga kjo problematikë.
Ndërsa mënyra e trajtimit janë:
Mund të konsiderosh terapinë
Bëj një bisedë me veten para se të shtrihesh për të fjetur
Lëre telefonin larg që të mos e nxisësh veten të futet në atë gjendje prej telefonit
Krijo një rutinë specifike para gjumit që do të ndihmojë të flesh më shpejt
Medito.