Pse është e rrezikshme të flesh me kufje në veshë – ky rast i kinezes është paralajmërim për të gjithë

Shëndetësia

Pse është e rrezikshme të flesh me kufje në veshë – ky rast i kinezes është paralajmërim për të gjithë

Më: 13 mars 2024 Në ora: 07:59
Foto ilustrim

Një vajzë e re nga provinca kineze Shandong përfundoi në spital pasi vuri re se ka probleme me dëgjimin. Gjithnjë e më shpesh ajo nuk arrinte të kuptonte shefin dhe kolegët e saj, edhe kur ata i pëshpëritnin në vesh, ndaj kërkoi ndihmën e ekspertëve.

Një ekzaminim i detajuar zbuloi se ajo kishte pësuar dëmtime të përhershme neurologjike të dëgjimit në veshin e saj të majtë, raporton Oddity Central.

E pyetur nëse ajo pësoi një lloj traume, apo ndoshta ajo ishte e ekspozuar ndaj shumë zhurmave, Wang u përgjigj se ajo “thjesht po dëgjonte muzikë në kufje”.

Rezulton se për dy vitet e fundit ajo ka dëgjuar muzikë çdo natë derisa e zë gjumi.

“Më zinte gjumi me kufje në vesh, mu bë zakon”, i shpjegoi ajo doktorit.

Drejtori i departamentit të ORL, Dr. Li Tao, beson se humbja e dëgjimit ka shumë të ngjarë të jetë shkaktuar nga muzika që vajza dëgjonte çdo natë.

“Edhe pse volumi i zërit nuk ishte i tepruar, veshët ishin të ekspozuar ndaj zhurmës për një periudhë të gjatë kohore, e cila përfundimisht shkaktoi dëme”, tha ai.

Për fat të Wangut, vetëm veshi i saj i majtë u dëmtua dhe dëmi u zëvendësua me një aparat dëgjimi.

Kjo histori është bërë virale në Kinë dhe shërben si një paralajmërim, veçanërisht për të rinjtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat