Gjithçka që hamë mund të ndikojë në funksionin e trurit tonë, duke përfshirë aftësinë tonë për të mbrojtur veten nga sëmundja e Alzheimerit, dhe ka disa ushqime që ofrojnë përfitime më të mëdha.
Është një ushqim që dietologia e Harvardit, Uma Naidoo dhe neuroshkencëtarja e Harvardit, Lisa Genova thonë se është çelësi për një tru të shëndetshëm: perimet me gjethe të gjelbra.
Disa shembuj të këtyre perimeve janë:
Kale
Spinaqi
Sallata e gjelbër
Lakra
Mangel
Mustardë
Ekspertët thonë se perimet e gjelbra janë të mira për trurin për arsyet e mëposhtme.
Janë të pasura me vitamina të grupit B
Perimet me gjethe janë lloji i parë i ushqimit që Naidoo u sugjeron pacientëve të saj që duan të përmirësojnë disponimin e tyre.
“Vitamina B9 është esenciale për mbështetjen e shëndetit të trurit dhe sistemit neurologjik, funksionin optimal të neurotransmetuesve dhe shëndetin e ekuilibruar psikologjik”, tha dietologja për CNBC.
Kanë një përmbajtje të lartë të lëndëve ushqyese që përmirësojnë funksionin e trurit
Perimet me gjethe të gjelbra janë gjithashtu plot me ato që Genova i quan “ushqyes që rrisin trurin”, duke përfshirë folatin, luteinën dhe beta-karotenin.
Janë të pasura me fibra
Naidoo preferon të rekomandojë marrjen e më shumë fibrave përmes dietës, veçanërisht ushqimet me bazë bimore. Perimet me gjethe janë të shkëlqyera për këtë qëllim.