Alkooli nuk është vetëm një depresant, sepse ai edhe stimulon prodhimin e dopaminës dhe endorfinës, kimikate që shkaktojnë ndjenjën e kënaqësisë. Por, përse dehemi?
Alkooli nuk është një pije si çdo pije tjetër. Është gjithmonë e rëndësishme ta pini me përgjegjësi dhe kujdes. Ai, duhet të shijohet me vetëdije, të mos pihet fare rastësisht ose për punë shprehie.
Në botën e kimisë, ka shumë lloje alkoolesh, por ai që ne pimë më shumë është etanoli. Është forma e veçantë e molekulës së etanolit, ajo që i jep një gote birre, ose një gote të vogël vodke efektet e çuditshme mendjes njerëzore. Molekula shumë e vogël, përbëhet vetëm nga dy atome karboni, gjashtë atome hidrogjeni dhe një atom oksigjeni.
Etanoli është i tretshëm në ujë, që do të thotë se ai hyn në enët e gjakut me lehtësi duke qarkulluar me shpejtësi në gjithë pjesët e trupit (më e rëndësishmja në tru dhe mëlçi). Gjithashtu është plotësisht i tretshëm, depërton plotësisht nëpërmjet membranave të qelizave të ndryshme dhe pjesëve të tjera.
Një sasi e caktuar e etanolit që pini, kalon prej stomakut në enët e gjakut dhe në tru. Kërkuesit nuk kanë përcaktuar ekzaktësisht si shkakton etanoli efekte të ndryshme në tru, por ekzistojnë disa teori të vërtetuara.
Reagimet e ngadalta e folura e paqartë dhe humbja e memories janë shkak i sulmeve të etanolit ndaj receptorëve ngjitës të trurit në pjesën neurale. Këta receptorë normalisht marrin sinjale kimike nga pjesë të trurit, por në vend të kësaj marrin një molekulë etanoli. Kjo ndërpret trafikun e sinjaleve dhe në përgjithësi sjell mosfunksionimin e gjithë trurit.
Etanoli gjithashtu dobëson receptorët GABA, të cilët normalisht shërbejnë për të ulur aktivitetin e trurit. Ndryshe nga receptorët ngjitës, etanoli i bën këta më të ndjeshëm, duke rezultuar në ngadalësimin e funksioneve të trurit edhe më tepër.
Por alkooli nuk është thjesht një depresant, sepse ai edhe stimulon prodhimin e dopaminës dhe endorfinës, kimikate që shkaktojnë ndjenjën e kënaqësisë. Kërkuesit ende nuk kanë zbuluar plotësisht mekanizmin ekzakt, por mund të jetë i ngjashëm me mënyrën që etanoli stimulon receptorët GABA.