“Mungesa e oksigjenit në trup” është shkak për një sërë problemesh dhe komplikimesh shëndetësore.
Mjeku Ilir Allkja në një video që ka ndarë në rrjetet sociale ka treguar se si mund ta përmirësojmë nivelin tonë të oksigjenit në trup.
I ftuar në “Good Morning Albanians” në Euronews, mjeku tha se që pas Covid 19, një nga simptomat e zgjatura që po përjetojnë njerëzit është edhe harresa, shumë persona nuk mbajnë mend as gjërat elementare apo harrojnë edhe emrat e personave te njohur.
“Në kohën e pandemisë së Covid 19, kam parë plot pacientë në urgjencë të cilët shfaqnin edhe shumë simptoma neurologjike. Persona të profesioneve dhe moshave të ndryshme kanë nisur të kenë probleme me memorien, nuk mbajnë mend emra, vende, njerëz të ndryshme. Kanë probleme me kujtesën afatshkurtër. Në hulumtimet që unë kam bërë, kam parë që dy janë faktorët kryesorë në sëmundjet degjenerative të trupit. Janë infeksionet virusale të ndryshme, përfshirë dhe Covid 19 dhe mangësitë në oksigjen”,-tha mjeku Allkja.