Stamatologia Ejona Iliazi Shahini e ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, foli në lidhje me kujdesin e dhëmbëve dh vendosjen e fasetave të bardha.
Ajo theksoi se duhet të mbrohet dhëmbi natyral, pasi kurorat të dhëmbët duhet të ndryshohen çdo 10 vjet.
Sipas saj skenari më i keq i vendosjes së fasetave është që dhëmbët mund të të bien.
“Kurorat duhet të ndryshohen pas 10 vitesh. Duhet të mbrohet sa më shumë dëmi natyral. Dhëmbi është i gërryer nuk ka nevojë të gërryhet më. Nëse njerëzit kujdesen njëherë për dhëmbët natyral për ato duhet të kujdeset disa herë. Skenari më i keq nëse nuk kujdesesh është që këto dhëmbë dhe mund të lëvizin, mund të humbasin fare”-tha ajo.