Deficiti i kalorive është kur konsumoni më pak kalori sesa shpenzon trupi juaj.
Ka dy mënyra për të arritur një deficit kalori.
E para është të konsumoni më pak kalori sesa duhet për të ruajtur peshën tuaj aktuale, shkruan Health.com, përcjell Klankosova.tv
Ju mund të filloni duke përdorur një ekuacion për të vlerësuar numrin e kalorive që trupi juaj ka nevojë për të mbajtur peshën tuaj. Ka disa formula të bazuara në kërkime që e përcaktojnë këtë, duke përfshirë formulën Mifflin-St Jeor.
Mënyra e dytë për të krijuar një deficit kalori është të digjni më shumë kalori sesa konsumoni.
Derisa, kur trupi është në deficit të kalorive, do të fillojë t’i shfrytëzojë rezervat e dhjamit për energji. Duke i përdorur ato rezerva, ju gradualisht filloni të humbni peshë.