Mjekja: Kafeina vepron si heroina në trupin e njeriut, ja ku ndryshojnë

Shëndetësia

Mjekja: Kafeina vepron si heroina në trupin e njeriut, ja ku ndryshojnë

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Toksikologia Suela Xhufi është shprehur se kafeina vepron njësoj si heroina në trupin e njeriut.

Komentet Xhufi i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se ndryshimi mes tyre është se heroina është një ‘depresant’, ndërsa kafeina është një stimulant fillimisht.

Ajo shtoi gjithashtu se fillimisht pas konsumit të pijeve energjike që përmbajnë kafeinë njeriu është energjik, por më vonë bie në një gjendje depresive.

“Pas 6 orëve që është pija energjike në trup fillon efekti tjetër, pacienti ndihet i lodhur. Ka pije energjike që kanë 80 miligram, që është doza më e ulët e kafeinës, siç ka edhe me 400 miligram. Duhet të paralajmërohen prindërit ose konsumatorët mbi dozën e kafeinës.

Kombinimi i alkoolit me pijet energjike është i frikshëm. Është ideja që ai është mësuar me stimulantin. Personi që e përdor ka një humor më të mirë fillimisht, rritet humori. Nëse do e marrim nga ana e neurotransmetuesve, sipas studimeve, kafeina vepron njësoj si heroina në trupin tonë.

Receptorët që ajo prek janë të gjitha receptorët që prek edhe heroina. Por ndryshe nga heroina, kafeina është stimulant, ndërsa heroina është depresant. Fillimisht jep energjinë, por pas 5-6 orëve nis depresioni, nuk është më pacienti me aq humor pozitiv”, tha Xhufi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat