Studimi / Një pjatë makarona në darkë redukton stresin dhe pagjumësinë

Shëndetësia

Studimi / Një pjatë makarona në darkë redukton stresin dhe pagjumësinë

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 21:06
Ilustrim

Me siguri shumë prej jush mundoheni të evitoni një pjatë me makarona duke menduar se ndikon në shtimin e kileve. Sidomos në mbrëmje mendoni se ato do të ndikojnë edhe në gjumin tuaj. Por duket se me kalimin e kohës edhe mitet thyhen. 

Një studim i fundit i publikuar në revistën shkencore ‘The Lancet Public Health’ nënvizon  se të hash makarona në vaktin e mbrëmjes në fakt nuk ju shëndosh aspak dhe për më tepër ju ndihmon që të shpëtoni nga pagjumësia. Kjo ndodh sepse makaronat ndihmojnë në sintezën e serotoninës dhe melatoninës duke bërë që të thithet më mirë triptofani një aminoacid që përdoret për biosintezën e proteinave dhe në këtë mënyrë ndihmon në relaksim dhe favorizon gjumin.

Studimi nxori në pah se një pjatë me pasta mund të konsumohet në orët e fundit të ditës sidomos në kohën kur jemi të stresuar dhe vuajmë nga pagjumësia. Një studim i fundit italian ka zbuluar se, edhe pse përmbajnë karbohidrate, makaronat nuk të shëndoshin. Kjo është e vërtetë kur shoqërohen nga një dietë mesdhetare e pasur me perime dhe vaj ulliri.

Nëse konsumohen në mënyrë të tillë, ndikojnë në një ulje të lehtë të Masës së Indeksit Trupor. Kërkuesit shkencorë italianë kanë analizuar dietat e më shumë se 23 000 personave.

Ata i kërkuan pjesëmarrësve në studim që të mbanin shënim gjithçka që konsumonin gjatë ditës e më pas u pyetën nëpërmjet telefonit mbi dietën e tyre. Sasia e makaronave që kishin konsumuar gjatë ditës u standartizua dhe u krahasua me Masën e Indeksit Trupor. Studiuesit dolën në përfundimin se nuk kishte asnjë lidhje mes ngrënies së makaronave dhe rritjes së peshës trupore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat