Gjinekomastia (ndonjëherë e njohur si "gjinjtë e burrave") ndodh kur gjoksi rritet pa ekuilibrin tipik të hormoneve që synojnë të rrisin gjëndrat e qumështit dhe yndyrën shoqëruese që rrethon rritjen e indeve të gjëndrave të gjirit.
Hormoni testosteron pengon zhvillimin e indeve të gjirit, ndërsa estrogjeni ka një efekt stimulues. Raporti midis këtyre hormoneve mund të çojë në gjinekomasti.
Cilat janë shkaqet e gjinekomastisë?
Shumë faktorë mund të kontribuojnë në zhvillimin e gjinekomastisë, përfshirë faktorët e stilit të jetesës si pirja e tepërt e alkoolit ose aktiviteti i pakët fizik, sëmundje të ndryshme, plakja dhe efektet anësore të disa ilaçeve. Faktorët e mëposhtëm mund të çojnë në një çekuilibër të hormoneve te djemtë/burrat që kanë gjinekomasti:
Mosha: Testosteroni bie natyrshëm me rritjen në moshë duke filluar afërsisht rreth të 30-ave. Studimet te burrat mbi 65 vjeç kanë gjetur se gjinekomastia zakonisht shfaqet për shkak të niveleve më të ulëta të testosteronit.
Puberteti: Një pjesë e të rinjve kanë gjinekomasti në moshën 14-vjeçare për shkak të ndryshimeve hormonale gjatë pubertetit.
Përqindje e lartë e yndyrës në trup: Të paturit një përqindje të lartë të yndyrës në trup, pavarësisht peshës, mund të çojë në rritjen e depozitimit të yndyrës rreth gjoksit.
Probleme shëndetësore: Disa gjendje mund të shkaktojnë ndryshime në nivelet e testosteronit dhe estrogjenit dhe të shkaktojnë zhvillimin e indeve të tepërta rreth gjirit. Këtu përfshihen: trauma, hipertiroidizmi, dëmtim i veshkave, dëmtim i mëlçisë, kequshqyerja etj.
Barnat: Përdorimi i disa barnave mund të ndikojnë te hormonet.
Faktorë të tjerë ndikues: alkooli, droga si heroina, metadoni dhe amfetaminat, ilaçe për trajtimin e HIV etj.
Trajtimi më efektiv varet nga shkaku themelor i gjinekomastisë.
Mënyra se si visheni mund të ketë një ndikim te sesa duket.
Veshje që duhen shmangur:
- këmisha të ngushta
- bluza të ngushta
- bluza të bardha
Veshje që mund t’i përdorni:
- bluza me printe
- bluza në materiale të trasha
- ngjyra të kundërta mes bluzës dhe pantallonave
- bluza me vija
Përmirësoni zakonet e stilit të jetesës
- minimizoni konsumin e alkoolit
- përpiquni të shmangni burimet e stresit në jetën tuaj
- synoni të paktën 7 orë gjumë
- kryeni të paktën 150 minuta ushtrime aerobike me intensitet të moderuar në javë
- synoni të stërvitni me forcë të gjitha grupet kryesore të muskujve të paktën dy herë në javë
- hani një dietë të ekuilibruar
Këshilla për dietën
Konsumimi i një diete të ekuilibruar të mund t’ju ndihmojë të siguroheni që trupi juaj të ketë të gjitha lëndët ushqyese që ka për të maksimizuar prodhimin e testosteronit dhe t’ju ndihmojë të ulni përqindjen e yndyrës. Ushqimet që janë veçanërisht të rëndësishme për prodhimin e testosteronit përfshijnë proteina, vitaminë D dhe zink, si e verdha e vezës, midhje dhe peshk tuna.
Këshilla për ushtrimet
Përfshirja e më shumë stërvitjeve aerobike në programin e stërvitjes mund t'ju ndihmojë të ulni përqindjen e përgjithshme të yndyrës në trup. Lloji i ushtrimit që bëni nuk është aq i rëndësishëm sa intensiteti ose kohëzgjatja.
Disa ide përfshijnë: ecje e shpejtë, vrap, not, patinazh etj.
Pompat janë një ushtrim i shkëlqyeshëm pa pajisje që mund të bëni për të ndërtuar muskuj rreth gjoksit. Ju mund të rrisni përsëritjet, setet ose të shtoni peshë për t'i bërë ato më të vështira me kalimin e kohës.
Kur duhet të kontaktoni me mjekun?
Gjinekomastia zakonisht nuk shkakton ndonjë simptomë tjetër. Duhet të vizitoni mjekun vetëm në rast se vini re që keni rrjedhje te thithat, ose zona e gjoksin është e ënjtur, e ndjeshme dhe/ose keni dhimbje.
Trajtime të tjera, përveç ndërhyrjeve kirurgjikale, janë ndërrimi i barnave që keni ose terapi me testosteron.