Disa mënyra natyrale për t’i luftuar infeksionet e fytit

Shëndetësia

Disa mënyra natyrale për t’i luftuar infeksionet e fytit

Më: 7 korrik 2024 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Infeksionet e fytit mund të jenë të shpeshta. Ndërkohë që antiobiotikët mund të konsiderohen si alternativë për shërim sa më shpejtë, ka disa mënyra natyrale për t’i larguar infeksionet.

India.com ka shkruar se çajet e ndryshe dhe uji me krip mund të ndihmojnë kundër infeksioneve të fytit.

Çajet herbale kanë veti antiiflamtore dhe antimikrobiale, të cilat mund të ndihmojnë në zbutjen e infeksioneve si dhe ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacionit. Çaji me gjingjer, ai i kamomilit e çaji i gjelbër janë efektivë kundër infeksioneve.

Shpëlarja e fytit me ujë me krip është një nga mënyrat më të thjeshta për të larguar infeksionet në mënyrë natyrale. Uji me krip ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit dhe përmban veti antiseptike, të cilat luftojnë kundër infeksioneve bakteriale.

Mjalta me limon është dyshe dinamike kur bëhet fjalë për fytin e ftohjet. Mjalti dhe limoni luftojnë edhe kundër infeksioneve pasi përmbajnë veti natyrale antimikrobiale, ndërkohë që vitamina C që gjendet në limon forcon imunitetin

Tumeriku është erëza tjetër që ndihmon fytin pasi përmban komponimin e quajtur kurkumin, komponim ky që ka veti antimikrobiale dhe antiiflamatore.

Hidratimi luan rol të rëndësishëm kur bëhet fjalë për infeksionet e fytit sepse dehidratimi mund të përkeqësojë gjendjen nëse ka ndonjë infeksion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat