Mjeku Jakaj: Mos shkoni te “fallxhorët popullorë” për gurët në veshka

Shëndetësia

Mjeku Jakaj: Mos shkoni te “fallxhorët popullorë” për gurët në veshka

Më: 26 korrik 2024 Në ora: 09:02
Besnik Jakaj

Mjeku nefrolog Besnik Jakaj i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos besojnë çdo lloj informacioni nga rrjetet sociale apo nga personat që bëjnë si kompetent për shërimin e sëmundjeve të ndryshme, konkretisht për gurët në veshka.

Komentet Jakaj i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se këto ‘shpikje komerciale’ më shumë i dëmtojnë njerëzit.

“Shpikjet, rrjetet sociale na thonë ky bari na shpëton nga zemra, nga enër e gjakut, nga veshkat, mëlçia, tumori. Këto janë dëme shumë të mëdha. Shoqëria njerëzore ka kultura të ndryshme, ne besojmë në forma të ndryshme.

Historia e evolucionit njerëzor ka qenë shumë interesante, sepse ka popuj që kanë besuar forma të ndryshme dhe ne besojmë pastaj edhe këta fallxhorët popullorë që bëjnë këto shpikje për arsye komerciale dhe kanë dëmtuar me dhjetëra herë njerëzit duke i çuar drejt mortalitetit.

Në përgjithësi përdoren bimë të ndryshme për gurët në veshka, lëngjet e bimëve të ndryshme”, tha Jakaj

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat