Jeni ndjerë të përgjumur gjatë ditës, kjo nuk është shenjë e mirë!

Shëndetësia

Jeni ndjerë të përgjumur gjatë ditës, kjo nuk është shenjë e mirë!

Më: 16 gusht 2024 Në ora: 00:44
Foto ilustrim

Jeni të përgjumur gjatë ditës? Nuk është shenjë e mirë. Sipas studimeve nga Universiteti ‘Johns Hopkons’, njerëzit që janë të përgjumur gjatë gjithë ditës, janë të predispozuar të pësojnë rritje të beta-amiloidit, në krahasim me njerëzit e tjerë. Beta-amiloidi është një proteinë, e cila nëse rritet, çon në shfaqje të Alzheimerit.

Në mjekësi çrregullimet e gjumit, janë më të zakonshme te njerëzit, që vuajnë nga Alzheimeri. Kjo pasi ndryshimet që pëson truri, sjellin edhe çrregullim të rutinës së gjumit.

Ende nuk ka shërim për sëmundjen e Alzheimerit, kështu që ne duhet të bëjmë çmos për ta parandaluar atë.

Privimin e gjumit, mund ta rregulloni nëse flini në sasinë e duhur, 7-8 orë në ditë. Ose, mund të shkoni të vizitoheni te një mjek dhe të merrni zgjidhje për problemin tuaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat