Këshilla për të qetësuar refluksin e ezofagut

Shëndetësia

Këshilla për të qetësuar refluksin e ezofagut

Më: 24 gusht 2024 Në ora: 00:00
Foto ilustrim

Valvula e ezofagut që e ndan atë nga stomaku mund të mos arrijë kontraktimin e duhur edhe për shkaqe të ndryshme nga ushqimi.

Për këtë arsye, duhet të ndërmerren edhe këto masa krahas ushqimit të përshtatshëm:

Ndërprisni duhanpirjen, nikotina e çliron muskulin e valvulës së ezofagut.

Evitoni çamçakëzët, karamelet…

Mos u shtrini menjehere pas ushqimit. Evitoni konsumin e vakteve vone ne darke.

Evitoni shtrëngimin e rrobave apo rripit në zonën e mesit.

Konsumoni vakte të shpeshta dhe të vogla.

Nëse jeni mbipeshë, duhet të rrezoni peshën e tepërt.

Flini me gjysmën e sipërme të trupit pak të ngritur me jastëk

Evitoni konsumin e ushqimeve të mëposhtme që nxisin refluksin:

Ushqime të skuqura dhe shumë të yndyrshme

menten

qumështin e yndyrshëm

vajrat

çokollatën

ushqimet me krem qumështi apo krem pastiçerie

ushqimet e gatshme të tipit “fast food”

Ushqimet e mëposhtme predispozojnë acarimin e mukozës së ezofagut dhe duhen evituar:

agrumet

domatet

kafja

pijet me kafeinë dhe të gazuara

çaji

Ushqimet pikante dhe erëzat gjithashtu mund të shkaktojnë acarim.

Si të zgjidhni ndër grupet e ushqimeve

Bulmeti: konsumoni vetëm qumësht dhe kos me yndyrë të reduktuar.

Perimet: evitoni domatet dhe të skuqurat.

Fruta: konsumoni mollë, pjepër, shalqi, banane, pjeshkë, dardhë, mana. Evitoni agrumet, ananasin.

Bukë & drithëra: lejohen në përgjithësi të gjitha, përveç atyre që gatuhen me shumë yndyrë ose shume erëza.

Mish & nënprodukte: mishi pa dhjam, gjoksi i pulës, pula e detit, peshku janë të pranueshme. Evitoni dhjamin, mishin me dhjam, sallamet, pancetën.

Yndyrna: vetëm vaj ulliri cilësor, gjalpë i freskët, gjalpë kokosi, në sasi minimale.

Ëmbëlsira: Konsumoni ëmbëlsira të gatuara me shumë pak yndyrë dhe sasi të moderuar sheqeri. Evitoni çokollatën.

Pije: lejohen pijet dhe çajrat pa kafeinë, pa mente. Të evitohen lëngjet e agrumeve, pijet me kafeinë.

Supat: Preferohen supat e bëra me pak yndyrë. Të evitohen supat e gatshme dhe ato me krem qumështi apo djathë të yndyrshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat