Ka shumë arsye pse farat e kungullit meritojnë një vend nderi në gatimet apo regjimin tuaj ushqimor të përditshëm. Të mbushura plot me vlera ushqyese, për trupin, mendjen dhe cilësinë e gjumit, dietologët japin disa nga motivet kryesore se pse është kaq e rëndësishme që t’i konsumoni.
#1 Janë burim i mirë i proteinave me bazë bimore
Nëse keni nevojë për më shumë energji gjatë pasditeve ose pas stërvitjes, ngrënia e farave të kungullit mund t'ju ndihmojë falë proteinave të tyre. "Farat janë një opsion i shkëlqyer me bazë bimore sidomos për njerëzit me alergji," thotë dietologia Nour Zibdeh.
#2 Ju ndihmojë të flini më mirë
Ato përmbajnë një aminoacid të quajtur triptofan, i cili përdoret për të prodhuar melatonin. Melatonina është një hormon kyç për rregullimin e ritmit cirkadian të trupit.
#3 Ndikojnë në përmirësimin e humorit
Nivelet e ulëta të serotoninës lidhen me depresionin dhe kjo është arsyeja pse konsumimi i farave të kungullit që kanë triptofan është e rëndësishme për mirëqenien mendore.
#4 Fara përmirësojnë funksionin njohës
“Farat e kungullit përmbajnë një derivat të omega-3 që thuhet se ndihmon në përmirësimin e funksionit njohës dhe redukton rrezikun e rënies së kësaj aftësie,” thotë dietologia Aja Gyimah.
#5 Bëjnë mirë për zemrën tuaj
Të dy dietologet thonë se farat e kungullit kanë disa lëndë ushqyese që ndikojnë në shëndetin kardiovaskular. Farat e kungullit përmbajnë magnez dhe kalium, dy minerale që ndihmojnë në presionin e gjakut.
#6 Ndikojnë në ruajtjen e niveleve të sheqerit në gjak
Dietologia Zibdeh thotë se një nga përfitimet kryesore të farave të kungullit është se ato ndihmojnë në mbajtjen e qëndrueshme të niveleve të sheqerit në gjak, që do të thotë se nivelet tuaja të energjisë mbeten gjithnjë të qendrueshme.
#7 Ato bëjnë mirë për shëndetin e zorrëve
Farat e kungullit përmbajnë fibra të cilat janë të shkëlqyera për zorrët pasi ndihmojnë ruajtjen e baktereve të mira në zorrë dhe në stabilizimin e sistemit tretës.
#8 Ngrënia e farave të kungullit bën mirë edhe për sistemin imunitar
Zinku te farat e kungullit ndihmon në forcimin e sistemit imunitar. Kështu që herën tjetër, mjafton t’i shtoni te supa ose t’i konsumoni me një grusht dhe jeni në rregull.