Çfarë është shtatzënia ektopike?

Shëndetësia

Çfarë është shtatzënia ektopike?

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese për prindërit në pritje.Një shtatzëni ekoptike do të thotë që një fëmijë nuk mund të mbijetojë dhe të tilla ndodhin 11 mijë në vit.

Kjo mund të shkaktojë shqetësim emocional për nënën dhe babin dhe mund të kërcënojë jetën e nënës.

Një shtatzëni ektopike ndodh kur një vezë e fekonduar implantohet jashtë mitrës, shkruan The Sun.

Fekondimi, kur spermatozoidi takohet me vezën, ndodh në një tub fallopian dhe zakonisht veza duhet të udhëtojë në mitër, ku implantohet.

Në një shtatzëni ektopike, veza e fekonduar ngjitet diku ku nuk mund të rritet. Në raste të tilla, shtatzënia zakonisht nuk zgjat më shumë se 12 javë, pasi simptomat do të shfaqen para kësaj.

Fatkeqësisht, ajo duhet të ndërpritet, veza duhet të hiqet me operacion ose duke përdorur ilaçe.

Shpesh shkaqet e një shtatzënie ektopike nuk janë të qarta dhe për shumicën e grave, por kjo mund të ndodhë për shkak të pirjes së duhanit, moshës dhe sëmundjeve inflamatore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat