5 arsyet për t’u konsultuar me një psikolog

Shëndetësia

5 arsyet për t’u konsultuar me një psikolog

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Terapia nuk është vetëm sinonim me sëmundje, edhe pse ajo përfaqëson një mjet të dobishëm për t’u marrë me modelet e mendimit, marrëdhëniet dhe sjelljet patologjike. Të kërkosh ndihmën e një psikologu, të fillosh një kurs terapie, paraqet një mundësi për rritje personale.

5 arsyet për t’u konsultuar me një psikolog:

Nëse ju doni të pranoni veten më shumë

Konsultat me psikologun mund t’ju ndihmojnë të eksploroni “pikat e kontrollit” për veten tuaj dhe të mësoni mënyra praktike për të bërë lumturinë tuaj një prioritet.

Në qoftë se ju doni të keni një martesë të mirë 

Shumë marrëdhënie janë funksionale, por ndonjëherë nuk janë zbavitëse. Terapia mund të ndihmojë çiftet në përmirësimin e stileve të komunikimit dhe strategjitë e dobishme për të rivendosur pasion dhe entuziazëm në çift

Në qoftë se ju doni të jeni një prind fantastik

Shumë prej nesh, pavarësisht se shpesh e mohojmë, rivendosim tek fëmijët modele prindërore që kemi përjetuar në fëmijërinë tonë. Terapia ju ndihmon të dilni nga ky ulluk, dhe të jeni prindi që doni të jeni, prindi për të cilin ka nevojë fëmija juaj.

Nëse ju doni  të arrini qëllimet tuaja në karrierën profesionale

Terapia mund të jetë një katalizator për një ndryshim të shëndetshëm.

Në qoftë se ju doni një vend për të shprehur lirshëm emocionet

Terapia është efektive për të ndihmuar njerëzit, kur përvojat e dhimbshme bëhen të patolerueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat