Plani i fundjavës detoksikuese, ja çfarë duhet të hani për të pastruar trupin

Shëndetësia

Plani i fundjavës detoksikuese, ja çfarë duhet të hani për të pastruar trupin

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Është e pamundur të mbuloni rrathët e zinj nën sy, lëkura juaj është shumë e thatë, ju mungon energjia dhe ndiheni të lodhur? Këto janë të gjitha simptomat që organizmi juaj është “helmuar” me toksina dhe substanca të dëmshme. Do ju këshillojmë që të zgjidhni një fundjavë duke filluar që sot nëse është e mundur dhe të ndiqni menynë e detoksifikimit që pastron organizmin tuaj nga helmet për 48 orë.

Dietat Detox rekomandohen të bëhen dy herë në vit për 10 ditë, por një plan detox në fundjavë mund të jetë më i përballueshëm nëse ju nuk keni shumë kohë dhe rezultatet do të jenë të shkëlqyera nëse e përsërisni disa herë në një vit.

Plani për një fundjavë:

Konsumoni 250 ml ujë të ngrohtë pasi ju zgjoheni në mëngjes.

E shtunë

Mëngjesi: ½ filxhan fruta të freskëta, 200 ml kos ose qumësht bajame, vetëm një gotë tërshërë.

Dreka: Banane të vogla dhe një fetë pjepër, Sallatë me lëng limoni. Patate furre me vaj ulliri

Pasdite: Një mollë, fara kungulli, kos.

Darka: ½ filxhan perime të përgatitura në avull (spinaq ose brokoli), 2 gota sallatë me lëng limoni dhe vaj ulliri, një copë ton i pjekur në skarë.

E dielë

Mëngjesi: Dardhë, çaji jeshil, 200 ml kos dietik ose qumësht bajame, një filxhan tërshërë.

Dreka: Turshi (150g), Supë me perime (patate, selino, piper, qepë, fasule, karrota)

Darka: Sallatë me panxhar dhe karrota me lëng limoni, çaj hithre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat