Lani dhëmbët dhe më pas shpëlani gojën me ujë? Tre dentistë zbulojnë gabimet më të zakonshme që i bëjmë të gjithë

Shëndetësia

Lani dhëmbët dhe më pas shpëlani gojën me ujë? Tre dentistë zbulojnë gabimet më të zakonshme që i bëjmë të gjithë

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Pothuajse të gjithë i bëjnë këto gabime, sidomos i dyti!

A e dini se ka truke të thjeshta që e bëjnë më efikas larjen e dhëmbëve, si dhe gabimet që bëjmë, sepse mendojmë se po i lajmë dhëmbët “si duhet”, por në fakt nuk është kështu?

Tre dentistë ndanë këshilla shumë të rëndësishme për larjen e dhëmbëve.

1. Rregulli dy minuta

Larja e duhur e dhëmbëve duhet të zgjasë të paktën dy minuta, këshillon dentisti Robert Krim.

“Larja e dhëmbëve për të paktën dy minuta është një mënyrë e mirë për të përmirësuar shëndetin oral të gavrës së gojës. Pasta do të arrijë në çdo sipërfaqe dhe fluori do të ketë një shans për të formuar një shtresë në smaltin e dhëmbëve”, tha ai.

Dentisti Greg Gelfland pohon gjithashtu se ekziston një mënyrë e duhur për të mbajtur furçën, në mënyrë që të shfrytëzohet plotësisht efekti i saj.

“Gjithmonë mbajeni furçën në një kënd prej 45 gradë në raport me sipërfaqen e dhëmbëve. Në këtë mënyrë, fijet e furçës arrijnë te mishrat dhe nxjerrin bakteret prej tyre”, tha ai.

2. Mos e shpëlani gojën menjëherë

Kur i kemi larë dhëmbët siç duhet, ne e dimë se çfarë ndodh më pas – shumica e njerëzve e lëshojnë ujin nga rubineti, e pështyjnë pastën nga goja e tyre dhe më pas e “shpëlajnë” gojën me ujë për të hequr pastën. Por ky është një gabim!

“Për të maksimizuar përfitimet e fluorit, mos e shpëlani gojën menjëherë pas larjes. Mund ta pështyni shkumën e pastës së dhëmbëve, por përpiquni të mos e shpëlani gojën me ujë as për disa minuta. I këshilloj pacientët që të vonojnë shpëlarjen deri në 30 minuta”, tha Gelfland.

Është veçanërisht e rëndësishme ta bëni këtë pasi të keni larë dhëmbët në mbrëmje.

“Meqenëse gjatë natës, kur flemë, trupi prodhon më pak pështymë, dhëmbët tanë janë më pak të mbrojtur nga bakteret që prodhojnë acid. Fluori që arriti të qëndrojë në smaltin e dhëmbëve siguron mbrojtje shtesë për dhëmbët ndërsa ne flemë”, tha dentisti Gelfland.

3. Përdorni fill dentar – por para larjes!

Sipas dentistit Seth Horn, njerëzit ndahen në ata që përdorin fillin dentar përpara larjes dhe ata që e përdorin atë pas. Është e saktë të përdorni fill para se të lani dhëmbët, në mënyrë që të pastroni hapësirën midis dhëmbëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat