A duhet zëvendësuar sheqeri me mjaltë?

Shëndetësia

A duhet zëvendësuar sheqeri me mjaltë?

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Mjeku britanik Tim Spector nga King’s College në Londër shpjegoi pse zëvendësimi i sheqerit me mjaltë nuk do të ndikojë ndjeshëm në shëndetin e dhëmbëve dhe në nivelin e glukozës në gjak,

Sipas tij, sheqeri nuk duhet të zëvendësohet me mjaltë.

Mjeku shpjegoi se ndryshimi i vetëm midis llojeve të ndryshme të sheqerit, mjaltit dhe shurupit të panjeve është çmimi. Këto produkte përgjithësisht konsiderohen si një alternativë e sigurt për sheqerin e bardhë, por ato nuk ndihmojnë në mbrojtjen e dhëmbëve nga kavitetet apo parandalimin e diabetit. Spector thekson se molekula e sheqerit është identike si në sheqerin e zakonshëm ashtu edhe në mjaltë. Secila prej tyre mund të shkaktojë rritje të niveleve të glukozës në gjak, shkruan Daily Mail, transmeton Klankosova.tv.

Rritja e përqendrimit të glukozës në gjak është normale pas ngrënies, por luhatjet drastike të nivelit rrisin rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut.

Mjeku shtoi se mjalti i cilësisë së mirë ndihmon me kollën, por përdorimi i moderuar i sheqerit nuk është “i dëmshëm”. Burrat duhet të konsumojnë jo më shumë se 36 gram sheqer të shtuar në ditë, dhe gratë duhet të konsumojnë jo më shumë se 25 gram sheqer të shtuar në ditë, transmeton Klankosova.tv.

Sheqernat natyral më të famshme janë saharoza, glukoza, fruktoza, laktoza dhe maltoza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat