Ja kush duhet të ketë kujdes kur konsumon tranguj

Shëndetësia

Ja kush duhet të ketë kujdes kur konsumon tranguj

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 23:49
Foto ilustrim

Si ushqim me kalori të ulët, i përbërë nga 96% ujë, trangujt ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit dhe përmirësimin e tretjes, por konsumimi i tepërt i tyre mund të shkaktojë probleme të caktuara shëndetësore.

Trangujt përmbajnë vitamina K, C, A, magnez, kalium dhe acid folik, të cilët përmirësojnë gjendjen e gjakut, shikimin, kockat, lëkurën dhe të gjithë sistemin imunitar. Megjithatë, tek disa njerëz ato mund të shkaktojnë një reaksion alergjik që do të shfaqet në formën e kruajtjes, skuqjes dhe ënjtjes.

Trangulli mund të shkaktojë reaksione alergjike tek njerëzit që janë alergjikë ndaj frutave dhe bimëve të tjera, si kivi, pjepër, shalqi, banane, kajsi, papaja, selino, karrota. Shmangni ngrënien e trangujve nëse jeni alergjik ndaj ndonjë prej këtyre produkte”, paralajmëron WebMD.

Edhe diabetikët duhet të kenë kujdes. Gjegjësisht, farat e kastravecit mund të ulin nivelet e sheqerit në gjak, gjë që mund të rrisë gjasat që nivelet e sheqerit në gjak të bëhen shumë të ulëta te njerëzit që trajtohen për diabetin, shkruan Index.hr.

Sipas mjekëve, trangujt duhet të shmangen nga të gjithë ata që kanë planifikuar një operacion.

“Farat e trangullit mund të ulin nivelet e sheqerit në gjak. Kjo mund të ndërhyjë në kontrollin e sheqerit në gjak gjatë dhe pas operacionit. Mos i konsumoni ato të paktën dy javë para një operacioni të planifikuar”, theksojnë mjekët.

Tek njerëzit e shëndetshëm, konsumimi i tepërt i trangujve mund të shkaktojë fryrje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat