Pikat e ujit të kripur në hundë mund të shkurtojnë ftohjet e fëmijëve

Shëndetësia

Pikat e ujit të kripur në hundë mund të shkurtojnë ftohjet e fëmijëve

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 00:02
Foto ilustrim

Pikat e kripës për hundë mund të shkurtojnë ftohjet te fëmijët me dy ditë, sipas një studimi të ri.

Hulumtuesit zbuluan se fëmijët që përdornin pikat e kripës kishin simptoma të ftohjes për 6 ditë, ndërsa ata që merrnin trajtim të zakonshëm kishin simptoma për 8 ditë.

Studimi, që përfshiu mbi 400 fëmijë, tregoi gjithashtu se fëmijët që përdorën pikat e kripës kishin nevojë për më pak ilaçe dhe se ftohjet përhapen më pak te familjarët e tyre.

Studimi sugjeron që pikat me ujë të kripur ndihmojnë sistemin respirator të luftojë viruset.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat