Zemra e brengosur emocionalisht mund të shkaktojë dëmtime sikurse edhe sulmi në zemër, thuhet në studimin e fundit.
Kryesisht kjo vjen si një pasojë e stresit emocional që mund të ketë faktorë të ndryshëm që e ndikojnë.
Shumë njerëz në mbarë botën vuajnë nga efekti i ‘’zemrës së thyer’’. Ekspertët theksojnë se zemra ndjehet e dobët si pasojë e ndonjë ngjarje të dhimbshme. Ekspertët më herët kishin pohuar se efektet e tilla nuk zgjasin shumë, por ekspertët nga Aberdini pohojnë të ndryshmen.
Studimi në të cilin kishin marrë pjesë dhjetëra njerëz që vuanin nga sindroma e ‘’zemrës së thyer’’ ka treguar se kjo gjendje nëse zgjat në kohë e dobëson zemrën sikurse edhe sulmi i pësuar në zemër.