Një studim i ri ka zbuluar se mjalti i bletëve mund të ndihmojë në monitorimin e ndotjes në qytete.
Sipas këtij studimi, ato mund të ndihmojnë në identifikimin e burimeve të sakta të ndotësve mjedisorë, siç është plumbi.
Studimi, i botuar në revistën ‘Nature Sustainability’, analizoi mjaltin nga bletët urbane në gjashtë lagje.
Studiuesit testuan për nivelet e të plumbit, zinkut, bakrit dhe elementeve të tjera dhe kryen analiza të izotopeve të plumbit – të ngjashme me shenjat e gishtërinjve – për të identifikuar se nga ku erdhi plumbi.
“Lajmi i mirë është se përbërja kimike e mjaltit reflekton mjedisin e saj, i cili është jashtëzakonisht i pastër”, tha Kate E Smith, kandidate për doktoraturë në Universitetin e ‘British Columbia’ në Kanada.
“Ne gjithashtu gjetëm se përqendrimi i elementeve u rrit, aq më afër që arrinim në qendër të Vancouverit”, tha Smith në një deklaratë.
Ambienti në Vancouver është shumë më poshtë mesatares të vendosur mbarë botën në aspektin e pastërtisë, i cili përmban metale të rënda si plumbi.
Një i rritur në këtë zonë duhet të konsumojë çdo ditë më shumë se 600 gramë ose dy gota me mjaltë për të tejkaluar nivelet e tolerueshme.