10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme të të ushqyerit

Shëndetësia

10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme të të ushqyerit

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 20:22
Foto ilustrim

Fëmijët e vegjël shpesh kanë naze, duke refuzuar ushqimet që janë të shëndetshme dhe duke preferuar alternativa të pashëndetshme. Si prindër, ju mund t’i ndihmoni në krijimin e zakoneve të shëndetshme ushqimore që do t’i shoqërojnë ata për gjithë jetën. Ja 10 këshilla që mund të ndihmojnë në formimin e këtyre zakoneve:

1. Bëhuni “shembulli i mirë”

Fëmijët mësojnë nga ata rreth tyre. Nëse i shohin prindërit duke shijuar fruta dhe perime, ata do të jenë më të prirur t'i provojnë ato.

2. Mos përdorni presionin

Mos i detyroni fëmijët të hanë. Kjo mund t'i frikësojë ata dhe t'i bëjë më të pavullnetshëm për të provuar ushqime të reja. Lejoni që ata të kenë kontroll mbi atë që hanë.

3. Mos e përdorni ushqimin si formë shpërblimi

Dhënia e një ëmbëlsire si shpërblim që fëmija të konsumojë fruta apo perime do të krijojë një lidhje të keqe me ushqimin. Pas një vakti të shëndetshëm provoni të ofroni fruta në forma të pëlqyeshme për fëmijët.

4. Mos u dorëzoni ndaj refuzimit të ushqimeve të reja

Mund të duhen deri në 15 herë që një fëmijë të pranojë një ushqim të ri. Pra, vazhdoni të ofroni mundësi të reja, pa e detyruar.

5. Ofroni zgjedhje të kufizuara

Gjatë vakteve, jepni disa mundësi, por mos e teproni. Kjo do t'i ndihmojë fëmijët të ndihen të sigurt dhe të zgjedhin atë që u pëlqen.

6. Ruani porcionet e vogla

Një lugë për çdo vit të jetës është një udhëzues i shkëlqyer për porcionet. Filloni me pak dhe ofroni më shumë nëse është e nevojshme.

7. Limitoni lëngjet e gatshme dhe snacks-at

Ofroni disa mundësi të shëndetshme në kohë të caktuara dhe kufizoni konsumimin e lëngjeve dhe snacks-ave të pakontrolluar.

8. Mos u shqetësoni për rrëmujën

Një pjesë e rëndësishme e të mësuarit për fëmijët është përmes prekjes dhe shijimit. Mos u shqetësoni për rrëmujën - kjo është pjesë e procesit.

9. Mësoni të pranoni refuzimin

Disa fëmijë janë natyrshëm më të ndjeshëm ndaj shijeve të caktuara. Pranoni faktin që ndonjëherë refuzimi i ushqimeve është një pjesë normale e zhvillimit.

10. Kujtoni se nuk ka vend për panik

Çdo fëmijë zhvillohet në ritmin e vet. Nëse fëmija juaj është në rrugën e duhur të rritjes është e sigurt se po merr ushqimin e nevojshëm.

Ushqimi i shëndetshëm është një dhuratë që i jepni fëmijës suaj për një jetë të shëndetshme. Përdorini këto këshilla për të ndihmuar fëmijën tuaj të zhvillojë zakone të mira dhe një marrëdhënie pozitive me ushqimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat