Njollat e bardha tek thonjtë – Shkaqet dhe çfarë tregojnë për shëndetin

Shëndetësia

Njollat e bardha tek thonjtë – Shkaqet dhe çfarë tregojnë për shëndetin

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Leukonika është emri mjekësor i shfaqjes së pikave apo vijave të bardha në thonjtë tanë.

Këto pika mund të dalin vetëm në një gisht ose dhe në disa në mënyrë të rastësishme. Shkaktari kryesor i lekonikës është lëndimi i shtratit të thoit.

Këto lëndime mund të ndodhin nëse ju e përplasni apo godisni thoin ose gishtin tuaj.

Shfaqja e njollave është një problem shumë i përhapur dhe në shumicën e rasteve i padëmshëm.

Shumë persona të shëndetshëm, në një moment të jetës së tyre u janë shfaqur këto njolla.

Për disa, pikat e bardha mund të shfaqen si pikla të përhapura në të gjithë sipërfaqen e thoit.

Për të tjerë mund të jetë vetëm një njollë e madhe e bardhë.

Por ka dhe shumë shkaqe të tjera që lidhen me njollat e bardha tek thonjtë që lidhen me probleme shëndetësore, të cilat AgroWeb.org i liston në artikullin më poshtë.

Shkaqet dhe sinjalet për shëndetin

Reaksion alergjik

Alergjitë ndaj manikyrit, apo lëndëve që përdoren për heqjen e tij, mund të shkaktojnë njollat e bardha në thua.

Përdorimi i akrilikut apo xhelit gjithashtu e dëmton shtratin e thoit dhe mund të rezultojë në shfaqjen e pikate të bardha.

Infeksion myku

Shenja e parë e infeksionit nga myku është një njollë e bardhë në thua. Ky infeksion rritet dhe përhapet në të gjithë thoin.

Lëndim i thonjve

Nëse ju keni përplasur gishtin apo thoin në ndonjë objekt të fortë, kjo sjell krijimin e këtyre pikave të bardha.

Por kur ato të jenë shfaqur ju do ta keni harruar incidentin, pasi duhet diku tek 3 javë që ato të dalin në sipërfaqen e thoit.

Mungesë mineralesh dhe vitaminash

Zakonisht lidhet me mineralin e zinkut dhe të kalciumit. Mungesa e këtyre dy mineraleve është parë që sjell formimin e këtyre njollave të bardha.

AgroWeb.org ju këshillon se në lidhje me trajtimin e tyre, duhet të këshilloheni me mjekun.

Pasi siç ndryshon arsyeja e shfaqjes së tyre, ashtu ndryshon dhe trajtimi.

Në raste të rralla, këto njolla paralajmërojnë dhe sëmundjet e zemrës apo infeksione të brendshme, prandaj është e rëndësishme që të këshilloheni me mjekun tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat