8 shenjat shqetësuese, që ju paralajmërojnë se po vuani nga stresi

Shëndetësia

8 shenjat shqetësuese, që ju paralajmërojnë se po vuani nga stresi

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Shumica prej nesh ëndërrojnë pushimet e ardhshme në ditën e parë pas kthimit në punë, dhe kjo është në rregull. Puna është shpesh një stres me të cilin luftojmë gjatë gjithë kohës. Megjithatë, ka shenja fizike që tregojnë, se ju me të vërtetë duhet të  bëni një pushim.

Dhimbje koke

Trupi juaj mund të sinjalizojë se ka nevojë për pushim, në qoftë se keni dhimbje koke. Një ngarkesë shumë e madhe shpesh rezulton në dhimbje të rënda në kokë, qafë, dhe sytë. Për më tepër, një nivel i lartë stresi mund të çojë në sulme migrene.

Problemet e tretjes

Kur truri juaj punon për një kohë të gjatë, shkaktohen probleme në aparatin tretës.

Ftohjet e shpeshta

Stresi rrit normën tuaj të zemrës, duke përshpejtuar qarkullimin e gjakut. Presioni i lartë shkkaton probleme me imunitetin, që çon në ftohje më të shpeshta.

Pesha e paqëndrueshme e trupit

Stresi shpesh shkakton peshë të tepërt. Kjo vjen nga rritja e hormoneve kortizol. që ju shtojnë dëshirën për të ngrënë çdo gjë.

Dhimbje stomaku

Dhimbjet e stomakut dhe të përzierat mund të jenë shenja të stresit të tepërt.

Lodhja

Lodhja konstante është gjithashtu një shenjë e një ngarkese pune shumë të madhe.

Dhimbje kraharori

Dhimbjet e gjoksit të shkaktuara nga stresi shpesh nuk kanë asnjë lidhje me zemrën dhe janë me origjinë thjesht neurologjike.

Ulja në aktivitetin seksual

Truri pushon së prodhuari mjaftueshëm kimikate përgjegjëse për aktivitetin seksual, sa një person mund të humbasë dëshirën për të kryer marrëdhënie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat