7 mënyra për të përmirësuar shëndetin tonë mendor!

Shëndetësia

7 mënyra për të përmirësuar shëndetin tonë mendor!

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 20:30
Ilustrim

Ka shumë arsye dhe faktorë që ndikojnë negativisht në shëndetin mendor dhe mirëqenien tonë fizike dhe atë emocionale. Rutina e jetës së përditshme, puna, familja, impenjimi dhe rritja e fëmijëve dhe mungesa e kohës.Hera herës dhe faktorët social si ekonomia, problemet me financat, pasiguria për të ardhmen, një ditë që nis me stresin e kaluar në trafikun e mëngjesit dhe shqetësimi për të qenë korrekt me orarin e mbërritjes në punë etj.

Në dukje janë disa faktorë të parëndësishëm sikurse jemi mësuar të bashkëjetojmë me to dhe janë pjesë e përditshmërisë sonë por që në thelb kanë ndikim në mirëqenien tonë psikologjike.E megjithatë, pavarësisht problematikave që jeta na ofron, jemi po prap ne ata aktorët kryesorë, që kemi përgjegjësi të plotë mbi cilësinë e jetës sonë!

7 Qëndrime dhe sjellje të cilat mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetin tonë psiko-emocional!

1.T’i japësh kuptim jetës tënde. Ti gjesh kuptimin gjërave është mënyra më e mirë për të zbutur dhe për t’i kapërcyer shqetësimet. Të gjesh kuptimin dhe kenaqësinë edhe tek gjërat dhe gjestet më të vogla është mënyra më e mirë për të pasuruar jetën tënde.

2.Kultivoni të menduarin pozitiv. Kjo nuk do të thotë të injorojmë negativitetin në jetën tonë dhe gjërat që na ndodhin përreth por konsiston në faktin se është më e shëndetshme që të   përqendrojmë vëmendjen në aspektet konstruktive dhe shpërblyese të jetës.

3.Përcaktoni dhe vendosni prioritete në jetën tuaj. Është e rëndësishme të qartësoni aspiratat tuaja dhe të identifikoni çfarë realisht dëshironi në jetën tuaj duke zhvilluar një plan me hapa konkret për të arritur ato qëllime që vërtetë janë personifikim i mirëqeniës vetjake. Vetëm kështu mund të ndiheni se në të vertetë jeni ju aktorë të vet jetës suaj!

4.Jeto në të tashmen. Shmangia e të menduarit dhe “gërmimi” në të kaluarën por edhe lënia mënjanë e shqetësimeve për të ardhmen, do ju lehtësojnë të jetuarin e së tashmes dhe që ta kuptoni dhe shijoni edhe më mirë atë. Vetëm kështu mund të pakësoni ndjenjën e stresit dhe ankthit dhe të nxisni ndjenja me nota pozitive.

5.Jini mirënjohës. Njohja dhe vlerësimi i aspekteve pozitive të jetës, ndihmojnë në një këndvështrim më të ekuilibruar dhe më të gëzuar. Mirënjohja na ndihmon gjithashtu të përqëndrohemi në atë që po shkon mirë edhe atëherë kur ndodhemi në momente të vështira.

6. Vlerësoni marrëdhëniet pozitive. Marrëdhëniet ndërpersonale janë vendimtare në mirëqenien tonë psikologjike. Mbani pranë vetes njerëz mbështetës dhe frymëzues që ju bëjnë të ndiheni mirë dhe të vlerësuar. Kërkoni të ndërtoni lidhje autentike që ju ndihmojnë në zhvillimin tuaj personal!

7.Krijoni një rutinë të shëndetshme. Integroni në përditshmërinë tuaj praktika të shëndetshme si aktivitet fizik, një dietë ushqimore të ekuilibruar dhe zakone e momente relaksi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat