Ekspertët theksojnë gjithmonë se ecja është ushtrimi më i mirë për shëndetin. Ka shumë përfitime shëndetësore, ndërsa në të njëjtën kohë ndihmon të humbni peshë dhe të shpëtoni nga stresi, ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe eliminon rrezikun e shumë sëmundjeve kronike.
Shikoni më poshtë se çfarë ndryshimesh mund të merrni nëse ecni për gjysmë ore në shumicën e ditëve të javës.
Rrit kreativitetin
Nëse mendoni se jeni “mbytur” në punë ose po kërkoni një zgjidhje për një problem të vështirë, bëni një shëtitje. Sipas një studimi të vitit 2014, një shëtitje rrit kreativitetin. Testet e kryera te njerëzit ulur dhe duke ecur, treguan se këta të fundit mendojnë në mënyrë më kreative.
Përmirëson disponimin
Hulumtimet tregojnë se ecja ka një efekt të dobishëm në sistemin nervor dhe ndihmon në uljen e zemërimit dhe armiqësisë. Madje bëhet edhe më efikas dhe i dobishëm për shëndetin tuaj mendor, nëse keni shoqëri. Ecja ekspozon gjithashtu ndaj dritës natyrale të diellit dhe eliminon rrezikun e depresionit sezonal, i cili zakonisht shfaqet në vjeshtë dhe dimër.
Humbni peshë
Nëse ecni rregullisht, herët a vonë do të zbuloni se është më e lehtë të futeni në xhinset tuaja të preferuara. Edhe nëse peshorja nuk tregon shumë ndryshim, reagimi i trupit ndaj insulinës përmirësohet, e cila luan një rol në uljen e yndyrës në bark. Ecja e përditshme përshpejton metabolizmin për shkak të djegies së kalorive dhe parandalon humbjen e masës muskulore.