A ndihmon kafja që të këndelleni?

Shëndetësia

A ndihmon kafja që të këndelleni?

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 22:49
Ilustrim

Kur zgjohen mahmur, shumica e njerëzve provojnë që të këndellen me një filxhan kafe. Po ju tregojmë se a ka efekt kjo

Na vjen keq, mirëpo shkencëtarët kanë zbuluar që pijet me kafeinë fare nuk ndihmojnë në zbutjen e mahmurllëkut.

Profesori Tony Moss, nga Londra, ka zbuluar që niveli i alkoolit në gjak nuk ulet pas pirjes së një filxhani kafe.

Kafja, d.m.th. kafeina, mund të ndihmojë që të ndiheni më të kthjellët, mirëpo në koordinim syri-dora dhe aftësitë e tjera motorike, ende do të ndikojë alkooli të cilin e keni në gjak.

“Nga disa hulumtime të tjera dimë që kafja është “kundërhelm” për alkoolin. Me pirjen e kafes e cila është stimulans, personi do të ndihet më pak i lodhur, si edhe do të ulet niveli i alkoolit në gjak. Mirëpo, e vetmja gjë që mund t’ju këndellë është të prisni të kalojë veprimi i alkoolit”, thotë ai.

Ai gjithashtu ka theksuar që nuk ekziston asgjë që mund të pini në mënyrë që më shpejt të kthjelleni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat