Shikimi i dobët ndikon në shëndetin mendor dhe anasjelltas. Këtë ka konstatuar ekipi në punimin e publikuar në revistën JAMA Ophthalmology. Shkencëtarët këtë studim e kanë bërë në periudhën prej 8 vjetësh ku kanë ndjekur 2.520 persona të rritur, duke studiuar shikimin e tyre dhe aftësitë mendore çdo vit. Gjatë hulumtimit është konstatuar që dobësimi mesatar i shikimit i është përgjigjur mesatarisht humbjes së aftësisë së leximit të një rreshti të germave në testin e shikimit.
Personat të cilët në fillim të hulumtimit kanë pasur shikim të dobët kanë pasur edhe rezultate të dobëta në testin e aftësive mendore. Është vërejtur që gjendja e shikimit të personave të përfshirë në studim në kontrollimin paraprak është shprehur në gjendjen e aftësive mendore në kontrollimin pasues.
Është vërejtur që gjendja e shikimit të personave të përfshirë në studim në kontrollimin paraprak është shprehur në gjendjen e aftësive mendore në kontrollimin pasues. Edhe pse gjendja e funksioneve mendore në kontrollim është shprehur në gjendjen e shikimit në kontrollimin pasues, efekti i dobësimit të shikimit në funksionet mendore ka qenë dukshëm më i fuqishëm.
Hulumtuesit nga Universiteti i Miamit, tërheqin vërejtjen që mekanizmi i ndikimit të dobësimit të shikimit në rënien e funksioneve mendore nuk është i njohur dhe shton që dobësimi i shikimit i dekurajon njerëzit që të merren me aktivitete të cilat stimulojnë trurin siç janë zgjidhja e fjalëkryqeve ose komunikimi me njerëz të tjerë. Mjekët rekomandojnë kontrolle të rregullta të syve te të moshuarit, si edhe kontrolle të jashtëzakonshme me rastin e cilado prej simptomave të syve.