Humbja e peshës është një qëllim për të cilin shumë njerëz përpiqen, por rruga drejt këtij qëllimi ndonjëherë është e mbushur me keqkuptime. Sipas dietologëve, ka një faktor që njerëzit shpesh e anashkalojnë, por që nuk ka të bëjë fare me numrin e kalorive që konsumoni.
Zgjedhjet dietike janë padyshim të rëndësishme, por një tjetër detaj të cilit duhet t’i kushtoni rëndësi nëse doni të humbni peshë është pikërisht gjumi.
Gjumi rimbush bateritë tuaja mendore dhe fizike, ndërsa luan rol kyç për t'ju ndihmuar të rregulloni peshën tuaj. Në fakt, çrregullimi i orareve të gjumit ndikon në zakonet tuaja të të ngrënit.
"Edhe një natë e vetme me gjumë të pamjaftueshëm ka ndikim negativ në atë që hani," thotë nutricionistja Melissa Azzaro.
Pse? Sepse ju mund të keni më shumë shanse të konsumoni karbohidrate dhe sheqer. Përveç kësaj, ne kemi nevojë për gjumë për energji dhe nëse ndiheni të lodhur, do të keni më pak mundësi që të arrini qëllimet në ecje, palestër apo ushtrime në shtëpi.
Lidhja mes mënyrës se si flini dhe asaj që hani nuk duhet neglizhuar. Studimet tregojnë se gjumi i keq mund t'i bëjë njerëzit më të prirur për të ngrënë më shumë kalori, kryesisht ushqime të pasura me karbohidrate dhe yndyrë. Nga ana tjetër, gjumi i mjaftueshëm mund ta bëjë më të lehtë humbjen e peshës.
“Kur flini më pak se gjashtë deri në tetë orë në natë, kjo ndikon në një numër hormonesh në trup që rregullojnë oreksin,” thotë dietologia Lainey Younkin.
Zakonet që nxisin një gjumë të shëndetshëm:
-Ndiqni një orar të qëndrueshëm të gjumit
-Krijoni një rutinë relaksuese para gjumit si leximi, një dush i ngrohtë ose joga
-Kufizoni ekspozimin ndaj ekraneve si televizor, telefon etj
-Kini parasysh dietën që ndiqni duke shmangur vaktet e rënda, kafeinën dhe alkoolin
-Krijoni një ambient të qetë dhe të rehatshëm
-Bëni aktivitet fizik të rregullt, ca ushtrime në shtëpi, ecje etj