Gjashtë shenjat që tregojnë se ju mungon hekuri

Shëndetësia

Gjashtë shenjat që tregojnë se ju mungon hekuri

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 08:31
Foto ilustrim

Mungesa e hekurit mund të prekë seriozisht gratë, fëmijët, vegjetarianët dhe veganët dhe shkaktohet nga një reduktim ose mungesë e plotë e rezervave të hekurit, sipas Shoqatës Amerikane të Hematologjisë.

Nga ana tjetër, mungesa funksionale e hekurit, e cila prek si meshkujt ashtu edhe femrat, ndodh kur ka rezerva të mjaftueshme hekuri, por nuk janë të disponueshme.

Anemia nga mungesa e hekurit mund të ndodhë për disa arsye. Trupi mund të ketë vështirësi në thithjen e hekurit ose mund të mos konsumojmë mjaftueshëm ushqim që e përmban atë.

Gjithashtu, trupi ynë mund të kërkojë më shumë hekur sesa ka nevojë normalisht ose ne humbim më shumë gjak sesa trupi ynë mund të zëvendësojë. Përveç kësaj, faktorë të tillë si gjinia, mënyra e jetesës, problemet ekzistuese shëndetësore dhe mosha mund të rrisin rrezikun e mungesës së hekurit, shkruan Neë York Post.

Sipas shkencëtarëve dhe mjekëve, simptomat më të zakonshme që tregojnë mungesë hekuri përfshijnë:

lodhje ose dobësi ekstreme

dhimbje koke

marramendje

duar dhe këmbë të ftohta

oreks i dobët

lëkurë të zbehtë.

Ekspertët mjekësorë këshillojnë rritjen e marrjes së hekurit në dietë për të parandaluar nivelet e ulëta të hekurit. Një mënyrë se si njerëzit mund të rrisin marrjen e tyre të hekurit është të përfshijnë mishin e kuq, shpendët, mishin e derrit, fasulet, bizelet, ushqimet e detit, zarzavatet me gjethe të errëta, rrushin e thatë, kajsitë, frutat e thata, arrat dhe drithërat e fortifikuara me hekur në dietën e tyre, shkruan Index.hr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat