​Sot, Dita Botërore e Mbipeshës

Shëndetësia

​Sot, Dita Botërore e Mbipeshës

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 07:31
Foto ilustrim

Dita Botërore e Mbipeshës shënohet çdo 11 tetor, me qëllim që të promovohen zgjidhje praktike për ta luftuar krizën botërore të mbipeshës.

Dita e parë e mbipeshës u shënua në vitin 2015.

Që nga atëherë në mbarë botën kjo datë synon të rrit vetëdijen për pasojat e mbipeshës, si një nga shkaktarët kryesor të përkeqësimit të cilësisë së jetës të njeriut.

Parandalimi i mbipeshës, fushatat vetëdijësuese, si dhe ndihma ndaj personave që vuajnë nga mbipesha, janë disa nga synimet kryesore që kjo ditë synon të arrijë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat