Kremrat kundër akneve mund të bëhen kancerogjenë në temperaturën e dhomës

Shëndetësia

Kremrat kundër akneve mund të bëhen kancerogjenë në temperaturën e dhomës

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Një studim i ri paralajmëron se kremrat e përdorur gjerësisht kundër akneve mund të ndoten me një kancerogjen të njohur, benzol, edhe në temperaturën e dhomës. Produktet që përmbajnë peroksid benzoili (BPO) zbuluan nivele të larta benzoli pas testimit të 111 kremrave të blerë nga dyqane të mëdha në ShBA.

Markat e testuara përfshinin Clearasil, Clean & Clear, Neutrogena, Proactiv dhe marka të tjera. Peroksidi i benzoilit degradohet në benzol kur ruhet në temperatura të dhomës, në kushte më të larta ose nën rrezet ultraviolet të diellit, raportoi studimi në Journal of Investigative Dermatology.

Dr. Christopher Bunick nga Universiteti Yale tha se ruajtja në frigorifer e këtyre produkteve ndihmon në reduktimin e formimit të benzolit. Ai sugjeron që kremrat të ruhen të ftohtë gjatë gjithë zinxhirit të furnizimit, për të minimizuar ekspozimin ndaj këtij kancerogjeni, i cili rrit rrezikun për leuçemi, sipas EPA-së.

Në 34% të produkteve të testuara, nivelet e benzolit ishin mbi limitin e Administratës së ushqimit dhe Barnave (FDA) prej 2 pjesë për milion. Megjithatë, FDA thotë se nuk ka nivele të sigurta të ekspozimit ndaj benzolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat