A është më mirë që për kafjall të hamë picë apo drithëra? Përgjigjja e nutricionistes do t’ju befasojë!

Shëndetësia

A është më mirë që për kafjall të hamë picë apo drithëra? Përgjigjja e nutricionistes do t’ju befasojë!

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Ndoshta tingëllon si befasi, mirëpo një copë mesatare e picës dhe tepsia me drithëra me qumësht me yndyrë të shumtë përmban pothuajse të njëjtën sasi kalorish

Kafjalli është racioni më i rëndësishëm gjatë ditës, ndërkaq shumica e njerëzve përpiqen që për kafjall të hanë ushqim diç më të lehtë. Mirëpo, a është kjo në rregull? Sa gabojnë ata të cilët për kafjall hanë picë?

Nëse eliminojmë natriumin si përbërës, i cili nuk bën aq lehtë të hiqet kur është fjala për personat me presion të lartë të gjakut, është fakt që pica është e përbërë nga karbohidratet, proteinat, yndyrat dhe ndoshta edhe nga pak perime.

Këtë e bën më të balancuar kafjallin nga artikujt me potencial të lartë që të ngrejë nivelin e sheqerit në nivelin më të lartë të mundshëm, dhe atëherë ju rrëzon në dysheme.

Krahas kësaj, nëse krahasojmë sasitë e kalorive në pjesën e picës dhe të një tepsie drithërash, do të shohim që janë të njëjta.

“Ndoshta tingëllon si befasi, mirëpo një copë mesatare e picës dhe tepsia me drithëra me qumësht me yndyrë të shumtë përmban pothuajse të njëjtën sasi kalorish. Mirëpo, në picë gjendet paketa shumë më e fuqishme e proteinave e cila mund t’ju majë të ngopur gjatë gjithë mëngjesit”, ka thënë kohë më parë nutricionistja Chelsey Amer për “DaylMail”.

Natyrisht, kafjalli i këtillë nuk duhet t’ju bëhet shprehi e përditshme. Nuk duhet tepruar, por sërish pa kurrfarë frike dhe pendese, mund të hani një copë picë.

Edhe pse pica mund të jetë zgjedhje e shëndetshme, me konkluzione të këtilla njerëzve mund t’u jepet drita e gjelbër për shtim drastik të natriumit, karbohidrateve dhe yndyrave në mëngjesin e hershëm, meçka krijohen parakushtet për mossukses gjatë ditës”, thotë Chelsey.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat