Tradita shqiptare i quan flokët e bardhë si shenjë fisnikërie. Por ata që i mbajnë thinjat, sidomos në moshë të re, duan disa përgjigje se pse u ka ndodhur të zbardhen para kohe.
Rrënjët e flokut kanë qeliza pigmentuese të cilat prodhojnë melaninë. AgroWeb.org tregon se kjo substancë është përgjegjëse për lëkurën e flokut.
Me kalimin e moshës, këto qeliza shuhen. Në mungesë të pigmentit, flokët e reja kanë nuanca më të çelëta të grisë, argjendit apo të bardhës.
Në momentin që rrënja e flokut resht së prodhuari melaninë, dalin thinjat.
Arsyet Përse Dalin Thinjat
Thinjat mund të dalin krejt papritur për arsye të ndryshme.
Në disa raste, floku zbardhet për shkak të stresit, por në përgjithësi bëhet fjalë për diçka gjenetike.
Nëse prindërit tuaj kanë pasur thinja në një moshë të caktuar, atëherë me siguri edhe ju do të ndiqni të njëjtat hapa.
Mosha mesatare e shfaqjes së thinjave është tek të 30-at. Megjithatë, ka njerëz që thinjen më shpejt, madje që në moshën 20 vjeçare.
Thinjat mund të dalin edhe si pasojë e mungesës së vitaminës B12, ndonjë problemi të trashëgueshëm, tiroides e të tjerë.
Stresi është shkatërrimtar për flokun. Ai ndikon në rënien e tyre dhe kur flokët e rinj të dalin ato do të kenë ngjyrë gri.
Duhanpirja është një fenomen që ndikon organizmin nga koka tek këmbët.
Studimet kanë treguar se njerëzit që pijnë duhan janë 2-3 herë më të predispozuar të thinjen përpara se të mbushin 30 vjeç.
A Duhen Shkulur Thinjat?
Dikur, gjyshet tona na paralajmëronin se nëse do të shkulnit një thinjë, tre të tjera do të dilnin menjëherë në vend të saj.
Kjo është shkencërisht e pamundur.
Megjithatë kjo nuk do të thotë që duhet t’i shkulni thinjat.
Një gjë është e sigurt: një tjetër do të dalë në vend të saj.
Brishtësia e flokut
Flokët e thinjur janë më të hollë sepse kanë humbur shtresën e nevojshme që i mbron nga uji, rrezet ultravjollcë, dielli, lagështia, apo nxehtësia.
Floku i thinjët është më i thatë dhe shumë më i brishtë.
Ushqimet që duhet të konsumoni kundër thinjave
Ushqimet që janë të pasura me bakër, zink, hekur, vitaminat B, acidet yndyrore Omega-3, acid folik dhe barishtet janë shumë të rëndësishme për të parandaluar shfaqjen e thinjave.
Për më tepër, ushqime të tilla e ndihmojnë flokun e ri të rritet shëndetshëm dhe skalpin të jetë më i pastër.
Trajtimet për flokët e thinjur
Nëse nuk dëshironi t’i lyeni flokët, atëherë mund të ndryshoni stilin e tyre për të fshehur praninë e fijeve të bardha.
Mund të bëni trajtime të ndryshme kozmetike për ushqyerjen e flokëve dhe zbutjen e tyre.
Në të kundërt, mund t’i lyeni me një ngjyrë më të çelët dhe nuanca e flokët për të patur një tranzicion më të butë ngjyrash.