​Cili grup i gjakut rrezikohet më shumë nga sulmi në tru

Shëndetësia

​Cili grup i gjakut rrezikohet më shumë nga sulmi në tru

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 21:21
Ilustrim

Grupet e gjakut kategorizohen sipas pranisë së antigjeneve dhe proteinave specifike dhe ju i trashëgoni ato nga prindërit tuaj.

Edhe pse mund të mos mendoni shpesh për këtë, një analizë e vitit 2022 e botuar në revistën Neurology zbuloi se grupi i gjakut mund të lidhet me rrezikun e goditjes në tru.

Shkencëtarët analizuan rezultatet e 48 studimeve për të parë se si gjenetika ndikon në goditjen e hershme (EOS).

Njerëzit me grupin e gjakut A kanë 16 për qind më shumë gjasa të kenë një goditje të hershme në krahasim me njerëzit me grupe të tjera gjaku. Grupi i gjakut 0 është më i zakonshmi dhe njerëzit me këtë grup gjaku kanë 12 për qind më pak rrezik për goditje të hershme dhe të vonshme.

“Ne ende nuk e dimë pse grupi i gjakut A do të kishte një rrezik më të lartë, por ndoshta ka të bëjë me faktorët e koagulimit të gjakut, si trombocitet, si dhe proteinat e tjera qarkulluese që luajnë një rol në formimin e mpiksjes së gjakut,” tha bashkëdrejtuesi i studimit Steven J. Kittner, një profesor i neurologjisë në Universitetin e Maryland, raporton Health Digest.

Ai shton se personat me grup gjaku A nuk duhet të shqetësohen dhe të kërkojnë ekzaminime shtesë mjekësore.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se njerëzit me grupe gjaku A, B dhe AB kanë më shumë gjasa të kenë probleme të caktuara shëndetësore, siç janë çrregullimet e koagulimit të gjakut.

Lloji i gjakut përcaktohet nga gjeni ABO, dhe variantet A dhe B të këtij gjeni krijojnë enzima që shtojnë sheqer në proteinën në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut. Njerëzit me grupin e gjakut O prodhojnë një enzimë jofunksionale.

Ata me çrregullime të koagulimit të gjakut i kanë këto sheqerna në qelizat e tyre të gjakut, ndërsa ata me gjak të grupit A kanë më shumë proteina që ndihmojnë në mpiksjen e gjakut. Gjeni ABO gjithashtu ndikon në sasinë e proteinave që shkaktojnë inflamacion, gjë që mund të ndikojë në formimin e mpiksjes.

Shoqata Amerikane e Strokeve (ASA) deklaron se 87 për qind e të gjitha goditjeve në tru janë ishemike, që do të thotë se ato lidhen me mpiksjen e gjakut që bllokojnë rrjedhjen e gjakut në tru.

Edhe pse goditjet në tru lidhen më shpesh me njerëzit e moshuar, deri në 15 për qind e goditjeve ndodhin te njerëzit nën 45-vjeç.

Megjithëse grupi i gjakut dhe gjenet nuk mund të kontrollohen, rreziku i goditjes në tru mund të reduktohet duke mbajtur një peshë të shëndetshme, duke ushtruar, duke pasur një dietë të shëndetshme dhe duke mos pirë duhan apo alkool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat