Në një botë ku teknologjia na rrethon çdo ditë, është e lehtë të biem pre e zakoneve si shfletimi i pandërprerë në rrjetet sociale. Një psikolog, Dr. Daniel Glazer, ka bërë disa paralajmërime të rëndësishme për ata që kalojnë orë të tëra duke bërë ‘scroll’.
Termi “popcorn brain” i referohet tendencës tonë për të kaluar shpejt nga një informacion në tjetrin, si grimcat e kokrrave të misrit në një tigan. Ky fenomen është rezultat i zakonit për të kërkuar rezultate të menjëhershme dhe stimuj, duke e bërë të vështirë përqendrimin në aktivitete që kërkojnë më shumë kohë dhe vëmendje.
Dr. Glazer thekson se kjo sjellje mund të ndikojë negativisht në aftësitë tona për t’u angazhuar dhe për të mbajtur fokusin, duke e bërë jetën tonë më të ndërlikuar dhe më pak produktive. Ai sugjeron se është e rëndësishme të bëjmë pushime nga ekranet dhe të kërkojmë aktivitete që stimulojnë përqendrimin dhe reflektimin.
A e keni ndjerë ndonjëherë se po shfletoni një aplikacion dhe pas disa minutash kuptoni se po shihni të njëjtën përmbajtje? Kjo tregon se po humbni ndjeshmërinë ndaj stimulimeve të vazhdueshme dhe po zhvilloni varësi nga përmbajtja e menjëhershme.
Dr. Glazer thekson se shumë aplikacione janë dizajnuar për të inkurajuar këtë sjellje, duke na bërë të kalojmë lehtësisht nga një aktivitet në tjetrin. Kjo krijon një cikël shpërqendrimi, duke ndikuar negativisht në përqendrimin tonë dhe përjetimin e aktiviteteve të përditshme. Ai sugjeron të jemi të vetëdijshëm për këto mekanizma dhe të kufizojmë përdorimin e aplikacioneve që nxisin varësinë.
Për të përmirësuar përqëndrimin mund të ndiqni këto hapa:
1.Cakto orë pa pajisje: Dediko disa orë gjatë ditës pa përdorur asnjë pajisje ose rrjet social. Kjo do të ndihmojë në rikuperimin e përqendrimit.
2.Përqendrohu në një detyrë: Kur përdor telefonin për të dërguar një email, përqendrohu vetëm në atë detyrë. Shmang njoftimet dhe aplikacionet që mund të të shpërqendrojnë.
3. Rikujto rindërtimin e trurit: Truri është një organ që mund të ri-adaptohet dhe përmirësohet. Ndihmo veten të rikuperosh përqendrimin dhe jetoni një jetë më të shëndetshme e më produktive.