Tremujori i parë i shtatzënisë, karakterizohet me ndryshimet fillestare, nëpër të cilën kalon trupi i nënës.
Për të mirëmbajtur gjendjen dhe vëzhguar procesin, zakonisht preferohet të përcillen disa parametrat të gjakut përmes testeve, shkruan Medical News Today.
Këtu janë disa teste që mund t’i nënshtroheni gjatë tremujorit të parë të shtatëzanisë:
– Testet e gjakut
Gjatë një prej ekzaminimeve fillestare, mjeku ose mamia juaj do të identifikojnë llojin tuaj të gjakut dhe faktorin Rh, rrezikun për anemi, kontrollin e imunitetit ndaj rubeolës (fruthi gjerman) dhe testin për hepatitin B, sifilizin, HIV dhe sëmundje të tjera seksualisht të transmetueshme.
Ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor gjithashtu mund të dëshirojë të kontrollojë nivelin tuaj të hCG, një hormon i sekretuar nga placenta, dhe / ose progesteroni, një hormon që ndihmon në mirëmbajtjen e shtatzënisë.
– Testet e urinës
Ju gjithashtu do të testoheni herët për një mostër të urinës në mënyrë që mjeku ose mamia juaj të mund të kërkojë shenja të infeksionit në veshka dhe nëse është e nevojshme, për të konfirmuar shtatzëninë tuaj duke matur nivelin e hCG.
Mostrat e urinës do të mblidhen rregullisht për të zbuluar glukozën (një shenjë e diabetit) dhe proteina, të cilat mund të tregojnë praninë e preeklampsisë – një sëmundje e shkaktuar nga shtatzënia që shoqërohet nga presioni i lartë i gjakut.
– Në pjesën e mëvonshme të tremujorit të parë do t’ju ofrohet testimi gjenetik.
Së pari duhet të vendosni nëse dëshironi ndonjë test gjenetik. Disa njerëz mendojnë se këto teste mund të shkaktojnë stres të padrejtë dhe ata preferojnë të sigurohen që fëmija të jetë ‘gjenetikisht’ i shëndetshëm pas lindjes.
Ekzistojnë mundësi të ndryshme të testimit gjenetik që përfshijnë teste të gjakut vetëm ose me një ultratinguj që nuk përfshijnë asnjë rrezik për fetusin.